Rritja e çmimit të naftës, Shehaj: Kjo është filozofia e Ramës: u merr paratë qytetarëve dhe ua jep klientëve

87

Nga Agron SHEHAJ

Edi Rama do të rrisë taksën e naftës. Justifikimi i tij është mbledhja e fondeve për të blerë dhe ruajtur një sasi karburanti rezervë kombëtare, për raste krizash apo fatkeqësish natyrore.

Taksa e re do të jetë 2 lekë për litër dhe bazuar në konsumin vjetor të naftes, vlera totale e taksës së re do jetë mbi 14 mln euro në vit.

Deri tani, detyrimin për të mbajtur me koston e tyre, një sasi naftë rezervë e kishin kompanitë e naftës: nxjerrësit, depozituesit dhe importuesit e naftës.

Por tani koston do ta përballojnë qytetarët. Kurse fitimet do i ketë privati, sepse Rama ka vendosur ta japë me koncesion mbajtjen e depozitave, të financuar nga paratë e shtetit.

Kjo është filozofia ekonomike e Ramës: u merr paratë qytetarëve dhe ua jep klientëve; ua merr të dobëtve dhe ua jep të fortëve; ua merr të vegjëlve dhe ua jep të mëdhenjve.

Ne do ta ç’bëjmë këtë politikë. Ne do ta ç’bëjmë sistemin oligarki-klientelist që sundon sot ekonominë. Ne do u kthejmë qytetarëve dhe sipërmarrësve taksat e ulta dhe ekonominë e lirë.