Rekordi i Komisionit të Vjedhjeve, shton 280 mijë votues brenda tre ditëve

KQZ rriti me 8% pjesëmarrjen në votimet e paligjshme të 30 Qershorit për të fshehur refuzimin e shqiptarëve ndaj Edi Ramës.
Kështu deklaroi sot Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, i cili gjithashtu akuzoi KQZ se zhduku transparencën e procesit me 2 mekanizma: nuk la gjurmë në sistemin e të dhënave, vazhdon të fshehë rezultatin për çdo kuti.

“Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues”, tha ai.
Deklarata
Edi Rama ka thyer çdo rekord në historinë e manipulimit të zgjedhjeve. Nevoja për të mbuluar refuzimin masiv të shqiptarëve, e ka çuar të manipulojë rëndë edhe votimet e veta me 1 kandidat.

Në krye të këtij operacioni kriminal qëndron Komisioni Qendror i Vjedhjeve.
Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit.

Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 përqind. Mbushja e kutive për t’i dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin. Ishin pothuajse bosh.

Komisioni Qendror i Vjedhjeve mashtroi gjatë gjithë ditës së dielë për numrin e pjesëmarrësve në votime.
Akoma sot, ky organ që nuk i shërben zgjedhjeve, por vjedhjes së Edi Rmës, nuk ka dhënë llogari pse në deklaratën e së dielës për pjesëmarrjen në orën 11.00 shifra u dyfishua në 12 përqind, kur, në të vërtetë, sipas dokumentit që publikoi Partia Demokratike, shifra reale ishte vetëm 6 përqind.

Siç kemi denoncuar më herët, për të manipuluar rezulatin e 30 qershorit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën nëpërmjet dy mekanizmave.

1. Më 30 Qershor të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin onlinë të të dhënave për të mos lënë gjurmë.
2. Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet.
Është e paprecedentëtë, që në fund të procesit të numërimit, edhe tani që flasim, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki.

Shifrat e deklaruara sot i shërbejnë propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi.

Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues.
Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!