Qeveria e Ramës vjedh, shqiptarët varfërohen, Pampuri: PD do rimëkëmbë ekonominë, pensioni minimal do bëhet 250 dollarë

75

• Komisioni Europian pohon se shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%. Sa më shumë vjedh qeveris e Edi Ramës, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare.

• Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORIOLA PAMPURI

Treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë.

Të dy këta tregues shkojnë paralel me njëri tjetrin. Sa më shumë vjedh kjo qeveri, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare.

Këtë të vërtetë e ka pohuar, së fundmi, edhe Komisioni Europian, sipas të cilit shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%

Raporti fakton shqetësimin kryesor të opozitës se, me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve.

Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët.

35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale.

Niveli më i lartë i varfërisë është në verilindje të vendit, ku investimet e qeverisë janë disktimnuese, papunësia shumë e lartë, mundësitë shumë të vogla dhe heqja e të pamundurve nga listat e ndihmës ekonomike, është një krim tjetër në listën e dëmeve që kjo qeveri u ka shkaktuar qytetarëve.

Komisioni Europian rrëzon si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike, të denoncuar si të padrejtë, përjashtuese dhe abuzive nga Partia Demokratike.

‘Efektiviteti i skemës është e dyshimtë, pasi kompensimi mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme. Skema mbulon vetëm vetëm një pjesë të vogël të personave që jetojnë në varfëri”. – thekson Komisioni Europian.

Raporti vë në dukje thellimin e varfërisë të pensionistëve për shkak të pensioneve të ulëta, mbulimit të ulët të sigurimeve shëndetësore dhe diferencimit të madh mes pensioneve në fshat dhe qytet.

Thellimi i nivelit të varfërisë dhe gjendja e rënduar ekonomike në familjet shqiptare gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga arsyet kryesore të refuzimit plebishitar të 30 Qershorit.

Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, janë prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë. Por që ky plan të realizohet, vendit i duhen zgjedhje të lira e të ndershme.

Kjo është beteja jonë, të cilën do ta luftojmë pa bërë asnjë hap pas.