OSBE/ODIHR rrëzon 30 Qershorin: Nuk kishte zgjedhje, votuesit nuk ishin të lirë të votonin

Raporti i OSBE/ODIHR ka rrëzuar 30 Qershorin duke deklaruar se nuk ishin zgjedhje pasi qytetarët nuk kishin së çfarë të zgjidhnin dhe shtoi se qytetarët nuk ishin të lirë për të votuar. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të qartë se vendimet e KQZ kanë qenë të paligjshme dhe partiake.

ODHIR u tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje, ku zgjedhësit shqiptarë të kishin mundësi të bënin zgjedhje të ndershme dhe të lira, me plot mundësi për ata që do i përfaqësojnë.

ODHIR u tha shqiptarëve se edhe pse nuk patën mundësi për të zgjedhur se kandidatët e qeverisë nuk kishin rivalë, pavarësisht kësaj qeveria vendosi të shkojë përpara duke organizuar një farsë më 30 qershor pa marrë për bazë interesin themelor të zgjedhësve që është e drejta për të zgjedhur.

ODHIR deklaroi pa ekuivok dhe tha se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve është Gjykata Kushetuese.

Kapja e polotë e KQZ-së dhe e gjithë komisioneve zgjedhore nga Partia Socialiste, refuzimi i të drejtës së partive opozitare për të patur antarët e tyre në komisionet sipas ODHIR dhunoi Kodin Zgjedhor dhe qëllimin e Kodit me qëllim për të garantuar të drejtat bazë të zgjedhësve.

Misioni i OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri deklaroi sot se ato u mbajtën pa vlerëuar interesat e qytetarëve. Përplasjet politike sollën në pasiguri juridike

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk patën mundësinë që të zgjidhnin midis disa mundësive politike. Opozita vendosi të mos marrë jesë, ndërsa qeveria vendosi që t’i zhvillojë ato pa opozitën” – tha Misioni i ODIHR-it.
Sipas deklaratës, thirrjet e partive opozitare për të bojkotuar zgjedhjet dhe intepretimet kontradiktore të dekreteve të presidentit cënuan besueshmërinë e publikut tek procesi.

Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, ndonëse pranë qendrave të votimit mbizotëronin vëzhguesit e Partisë Socialiste.
“Mjedisi politik ishte i polarizuar dhe antagonist, qysh nga shkurti, kur PD dhe opozita u tërhoq nga parlamenti, dhe zhvilloi një seri protestash duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme nga një qeveri tranzitore – tha ambasadorja Odri Glover, drejtuesja e Misionit të ODIHR-it.

Në afro gjysmën e bashkive kandidatët socialistë nuk kishin përballë asnjë kundërshtar.
Zgjedhësit mbaheshin shënim nga vëzhguesit e partive politike, dhe nuk u lanë të qetë të votonin nga frika e ndëshkimit.
Votuesit pohuan të frikësuar se edhe pjesëmarrja ose jo në votime i ekspozonte pëlqimet e tyre partiake.
Një raport i plotë do të dalë nga ODIHR pas dy muajsh, duke përfshirë edhe rekomandimet për përmirësimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë paraqitur gjetjet dhe përfundimet për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë fjalës së saj, Shefja e misionit të OSBE/ ODIHR, Zonja Glover u shpreh:

Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor sepse ajo çfarë ndodh një ditë para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme. Jemi këtu pa ndonjë axhendë të fshehur, jemi plotësisht të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin.
Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit, opozita nuk u fut në zgjedhje ndërsa qeveria e vendosur për ti mbajtur këto zgjedhjeje pa opozitën. Në këtë klimë të një ngërçi, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur. Në 31 bashki nga 61, kandidatët garuan pa kundërshtarë.

Pati pretendime të besueshme nga qyetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplaset politike çuan në pasiguri politike. Pozitive ishte që votimi u zhvillua i qetë dhe pa probleme

Më në detaje:
Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjidhin kryebashkiakët dhe u zhvilluan në mjedis të polarizuar politikisht
Opozita u tërhoq nga parlamenti dhe nuk mori pjesë, me qëllim rrëzimin e kryeministrit dhe prej atëherë ka vazhduar me protesta, disa prej të cilave të dhunshme

Presidenti bëri një deklaratë dhe nxori dekrete më qellim shtyrjen e këtyre zgjedhjeve, gjithsesi kryeministri i vendosur për të vazhduar. Komisioni zgjedhor vazhdoi me përgatitjet. Më 14 qershor kryetarët e bashkive u kërkuan KZAZ të lirimin ambientet e tyre, dhe prej atëherë disa prej tyre u shkatërruar, të tjerat u mbyllën. Më 21 qershor kryetari i KQZ tha se do të akreditonte të gjithë vëzhguesit ndërkombëtare.

Ambasadorja Audrey Glover e cila drejton misionin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR ka lëshuar kritika sidomos në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

E pyetur nga gazetarët nëse OSBE-ODIHR i shikon vendimet e KQZ-së të duhura apo jo, Glover u shpreh se ky komision vazhdoi detyrën për të organizuar zgjedhjet.

‘Disa prej vendimeve të marra nga KQZ-ja ishin konstruktive, por gjithashtu kishte vendime të tjera të këtij komisioni që janë me pikëpyetje’, u shpreh Audrey Glover.