Ndodhi edhe kjo, KQZ: Ju gënjyem për rezultatet, nuk u’a tregojmë tani

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha në një deklaratë për shtyp, sqaroi edhe njëherë se rezultatet e votimeve të pasqyruara nga KQZ-ja janë paraprake dhe mund të ndryshojnë, prandaj edhe nuk duhet të merren të mirëqena deri në përfundim të të gjithë procesit të numërimit të votave.

“Informacionet e publikuara janë të siguruara me rrugë operative, me telefon nga grupet e numërimit. Mund të ketë edhe mospërputhje, por kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo informacione paraprake, kemi zgjedhur këtë të fundit”,- tha ajo.

Kryetari i KQZ, Klemend Zguri tha se raportimet nga komsionerët këtë vit u bënë nëpërmjet telefonit. Në një dalje për mediat, Zguri tha se shifrat për pjesëmarrje janë kontradiktore.

“ Zgjedhjet e kaluara raportimi është bërë nga qendrat e votimit në sistemin elektronik dhe të dhënat nuk janë transportuar me telefon sic ndodhi këtë vit. Kjo gjë rrit pasigurinë lidhur me saktësinë e shifrave të publikuara përmes transmetimeve telefonike të komisionerëve.

Të dhënat zyrtare janë të dhëna që fiksohen në tablat përmbledhëse të rezultateve në çdo KZAZ. Tablet përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë të pjesëmarrësve në votim sipas listave të zgjedhësve dhe numrin e saktë të fletëvotimeve të përdorura, të fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme si dhe numrin e votave për cdo kandidat apo partie politike.

Në rast se shifrat e tabelave përmbledhëse janë kontradiktore atëhere kjo mund të jetë tregues paaftësie, por edhe tregues parregullsie. Se çfarë ka ndodhur konkret kjo do të zbulohet nga një hetim administrative”, tha Zguri.