Meta i prerë: Kush e do këtëvend koloni të krimit dhe pastrimit të parave, mua më ka kundër

Presidenti deklaroi sot prerë se nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një koloni të pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Duke i bërë thirrje për tu thelluar, Presidenti Meta deklaroi se nëse Edi Rama nuk është i pavarur për të marrë vendime për Shqipërinë, atëherë presidenti është.

“Presidenti është ai që nuk thotë Rama ik, por Edi reflekto. Tani i themi thellohu se ky është Atdheu i të gjithë shqiptarëve”, tha ndër të tjera Meta.

Ilir Meta: I përqafoj të gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të ushqyer prej kohësh për të shkaktuar përplasje civile. I kam bërë të qartë Bashës, Kryemadhit dhe mikut tim Doktorit, që të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar Ppd, që të mos dalim nga mënyra e qeverisjes. Janë një grup që janë futur në Shqipëri dhe kanë gjetur njeriun e duhur. Nuk takon presidentin që i ka treguar rrugën e zgjidhjes. Nuk është Rama ik por Rama reflekto, sot është Edi thellohu se ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Nëse ti s’je i zoti të mbash këtë vend, unë dhe të gjithë shqiptarët do e mbrojmë Shqipërinë nga të gjithë ata miliarderë me strukturat e tyre të Deep State. Kam dy fjalë për miliardierin George Soros, se dëgjoja me vëmendje mikun tonë Orban kur na fliste asokohe. Na tha kini kujdes, se nuk është aq demokrat sacc duhet. Dua t’i them zotit Soros, i uroj jetë të gjatë atij dhe të birit, të gëzojë miliardat e veta, se Ilir Meta nuk është Gruevski.