Masakra në farsën zgjedhore, PD publikon shifrat si u falsifikua pjesëmarrja në 30 Qershor

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, në një deklaratë për media u shpreh se gjatë këtyre ditëve, Partia Demokratike ka njohur opinionin publik me operacionin kriminal të Edi Ramës për të manipuluar pjesëmarrjen e votuesve në farsën e paligjshme të 30 Qershorit.

Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 përqind.

Deklarata e plotë e Ivi Kasos

Gjatë këtyre ditëve, Partia Demokratike ka njohur opinionin publik me operacionin kriminal të Edi Ramës për të manipuluar pjesëmarrjen e votuesve në farsën e paligjshme të 30 Qershorit.

Për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85 përqind të shqiptarëve, Edi Ramës i duhej të ruante me letra rezultatin e 2017-ës.

Për këtë, ai përdori Denar Bibën, 3 persona të tjerë të Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe qindra komisionerë për të mbushur kutitë, duke rritur artificalisht numrin e pjesëmarrësve. Ai mbushi kutitë me plot 280 mijë vota, duke u rikonfirmuar si Babloku i madh i skemës së vjedhjes së votave dhe një person që përsërit krimin elektoral sa herë ka votime.

Por operacioni kriminal i manipulimit të numrit të votuesve të 30 Qershorit megjithëse ka qenë i planifikuar, ka lënë gjurmë.

Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 përqind.

Në të vërtetë, kjo është një deklaratë e rreme, njësoj si shifrat e Edi Ramës për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime.

Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e fallsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit.

Fallsfkimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind.

  • Bashkia Finiq ka një rritje të numrit të votave krahasuar me numrin e votuesve me 41%
  • Ura Vajgurore me 35 %
  • Berati me 27 %
  • Vau i Dejës dhe Maliqi me 21 %
  • Durrësi me 18 %
  • Bulqiza me 17 %
  • Dropulli me 13 %
  • Malësia e Madhe, Korça dhe Kruja me rreth 12 %
  • Bashkia e Kukësit dhe Gramshit me 10 %
  • Divjaka e ka manipulimin mbi manipulimin gati 9 %
  • Bashkia Lushnje me 8.5 %
  • Bashkia Shkodër me gati 7 %, ndërsa bashkitë Sarandë, Rrogozhinë, Vlorë, Fier dhe Belsh me nga 6 dhe 5 përqind.

Pra janë mbi 20 bashki, me mbi 5 përqind të fallsfifikimit mbi manipulimin e së dielës nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Është 1 e treta e bashkive ku janë shtuar më shumë se gjysma e votave, për arsyen e vetme që Kryeministri në minorancë, Edi Rama, të mbulojë dështimin, refuzimin, braktisjen e madhe të 30 Qershorit.

Në fakt operacioni kriminal ka qënë shumë më i rëndë. Vetëm në Tiranë manipuloi dhe shtoi rreth 60 mijë votues.

Kjo është arsyeja pse Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka hedhur në sistemin online të dhënat e operatorëve për pjesëmarrjen dhe, akoma, 5 ditë pas  30 Qershorit nuk ka publikuar rezultatet qendër per qendër.

Ky është një krim masiv elektoral dhe shpërdorim detyre i kryer nga Denar Biba dhe shumë kriminelë të tjerë pjesë e administratës së Komisionit, që kanë guxuar me lehtësi dhunimin e rëndë të ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë.