“Kush i la me barrë kutitë?”

Ndërkohë që pak nga pak po përfundon edhe proçesi i numërit për të gjitha bashkitë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, rezultati është kaq befasues sa edhe vetë komisionerët dhe kandidatët që prisnin të konfirmonin mandatin e tyre, se kan ëbesuar dot se si mundet që në një qytet të fitosh më shumë vota se sa ç’ke pasur votues. E megjithatë, kjo ka pasur edhe anën e saj ozitive. Për sa kohë që në vend zhvilloheshin zgjedhje me vetëm një kandidat, edhe rezultati do të ishte po aq qesharak sa edhe vetë proçesi.

Ndaj, përtej shifrave dhe deklratave zyrtare, rrjetet sociale e kanë pasur thuajse të pamundur të mos përshtaten me situatën epër të prodhurar dozat e duhura të humorit. E kush tjetër perveç se atij që konsiderohet ‘babai i memeve’ mund ta kalonte pa e vënë re gjithë këtë situatë.

‘Kush i ka lënë më barrë këto kuti votimi që shtohen votat si gogla’ shkruan Sejko në Facebook.Ndërkohë, lidhur me rezultatet e habitshme ka pasur edhe një sërë komentesh dhe memesh në llogarinë e tij.

Bindja Demokratike thyen rekordin. Dalin të tretët në një garë me dy kandidatë. Natën

Sa njerëz injorantë që jeni. Po tek fleta e votimit e gjetët të shkruani urimet për mamin e Erionit?! Kutia e parë 29 urime. Kutia e dytë 31.