Kush është gruaja e Bilalit…

Nga Ylli Dylgjeri

U bënë disa telefonata kureshtarësh që më pyesin se cili është Bilali?

Pse e tha Meta gruaja e Bilali?

Atëherë, si e di unë?

Disa e ngatërrojnë me ish badiguardin trim të Ish Kryeministrit Nano, disa e  ngatërrojnë me një shitës të mallrave të shumicës, disa e ngatërrojne me një polic trafiku… e keshtu njerzit janë të interesuar të dinë më shumë për patriotin  Bilal.

Sqarim:

Bilali është një biznesmen shqiptaro- amerikon që morri përsipër para do vitesh ti “OFROJE”një foto Ramës me Obamën sipas kërkesës së Ramës. Sigurisht fotoja me Presidentin Amerikan ka një faturë. Ka faturë të kripur. Por Bilali e kish marrë përsipër.

Pagoi Bilali i gjorë një shifer që sthuhet, dhe hop i erdhi ftesa çift nga Presidenti i SHBA: Bilalit dhe gruaja. Po Rama ku ishte? Ku do hynte? Problem! Ateherë mafia e gjeti zgjidhjen. Ne vend të gruas së Bilalit do të shkojë Edi Rama. Dhe keshtu u bë. Rama vuri kurorë ditore, i fut krahun Bilalit dhe mbritën në takim.

Në fund, Bilali për qef i fut…foton Ramës.

Në fund…Bilali shkon në Gjykatë dhe Rama del në Paradë me foton e Obamës.

Ndaj i ka mbetur nofka si gruaja Bilalit!

Kjo është histori o kureshtarë.

13532817 1132247133499714 4725895492840021499 n