Komuniteti shqiptaro amerikan dhe protesta para Shtëpisë së Bardhë

Asllan BUSHATI

Shqiptaro- amerikanët, në më të shumtën të udhëhequr nga Vatra, kanë kryer (luajtur) një rol të rëndësishën në jetën e Kombit Shqiptar edhe kur nuk ka patur shtet. Ky rol edhe në kushtet kur sot ka dy shtete shqiptare dhe një Maqedoni të Veriut ku ka më shumë se një të tretën shqiptar, në momente e këthesa të vështira ky rol i komunitetit dukshëm cfaqet e ricfaqet.

Nuk është vendi këtu të lëvrojmë në “arën” e historianëve, por vetëm sa për ta cekur shkarazi rikujtojmë se : në kohën e Luftës Ballkanike, të Princ Vidit, në mbarim të Luftës Parë Botrore, në Konferencën e Paqes së Parisit, gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë, gjatë Luftës Dytë Botrere, në Konferencën e Rambujesë dhe deri në clirimin e Kosovës nga okupatorët serb, roli i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe specifikisht i Vatrës ka qenë i rendësishëm e herë-herë deri vendimtar.

Një gjë e tillë ndodhi edhe me tubimin e djeshëm demostrues (7 korrik 2019) para Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC. Bashkombas nga shtete të ndryshme e nga distanca shumë të largëta, u grumbulluan në shesh për të shpehur indinjatën e tyre para mediave amerikane e shqiptare për dy problem themelore.

Së pari: demokracia në Shqipëri është buzë greminës sepse Edi Rama e ka transformuar shtetin nga demokratik në një neodiktaturë një partiake. Atje nuk ka zgjedhje të lira, por ka vjedhje të mirorganizuara. Nuk ka gjykatë kushtetuese, të lartë e prokurori të pavarur, por ka drejtësi sipas interesave të klanit Edi Ramës, madje edhe vetgjyqësi sipas vullnetit të bandave kriminale.

Nuk ka shtet por ka vullnet të imponuar sipas interesave të të ashtuquajtura rilindase socialiste. Ka vjedhje, korrupsion e tjetërsim të pasurisë kombëtare, në pasuri të grupeve kriminale rreth Edi Ramës. Nuk ka punë por ka emigrim të pandalshëm të rinisë.

Arsimi e shëndetsia janë degraduar si asnjëherë më parë, shërbimet e shtetit, pothuaj nuk ekzistojnë, kurse taksat janë bërë të papërballueshme. Gjithë pushtetet janë përqëndruar në një dorë të vetme me keq se në Korenë e Veriut, kurse hapsira vepruese për opozitën është ekstremisht e kufizuar dhe më e keqe se në vendet diktatoriale.

Së dyti: Që nga Edi Rama e deri tek segmentet fundore të qeverisë së tij, janë zyrtar “specialist” të mirtrajnuar në kurset, shkollat, planet, programet, udhëzimet e direktivat e miliarderit Xhorxh Soros. Trajnime këto të bëra jo në interest ë ardhmërisë së atdheut tonë , por të një klani që përqaset me strategjinë sorosiane postkomuniste.

Mbështetës të kësaj stratagjeme (por edhe zyrtarë të vecantë të Departamentit të Shtetit), lejuan me përqimin apo me heshtjen e tyre kanabizimin e gjithë Shqipërisë, shitjen e pasurive kombëtare tek hajdutëria vendase e ndërkombëtare, shkatërrimin e procesit të zgjedhjeve të lira e të nderëshme , duke theksuar se stabilitetit është parësor, kurse për demokracinë as që u merakos ndokush .

Marrë shkas nga sa më sipër, edhe folsit në tubimin para Shtëpisë Bardhë si drejtuesit e Vatrës: Agim Rexhaj, Marjan Cubi, Muhamet Omari ,(përfshi edhe shkruesin e këtyre rreshtave) si dhe bashkëkombas të tjera, theksusn me forcë nga këndshikime të ndryshme, dy problemet e më sipërme. Ata hapur i bënë thirrje Presidentit Trump ta shpëtojë Shqipërinë nga klani kriminal i Edi Ramës dhe segmentet sorosiane.

Shpresoj dhe dëshiroj (madje si shtetas amerikan bëj thirrje publike) që Parlamenti, Senati, Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë, ta shohim, ta dëgjojnë, ta lexojnë dhe vlerësojnë shqetësimin e komunitetit shqiptraro-amerikan për situatën e krijuar në Shqipëri. Nuk mund të ketë demokraci nën diktaturën totalitare të neokomunistit Edi Rama e të klanit sorosist.

Pata rastin t’ju a shpreh të pranishmëve në tubim,( por gjykoj se është e rëndësishme ta përsëris edhe në këtë shkrim të shkurtër), mesazhin se: është shumë i nevojshën koordinimi e bashkrendimi më i mirë i të të gjithë organizatave e organizmave të komunitetit për ti shërbyer më mirë ceshtjes kombëtare.

Mendimi im është se këtë mund ta bëjë më së miri Vatra e provuar e me një përvojë 107 vjecare. Por në se kjo nuk mirkuptohet nga të gjithë, lypset të krijohet një organizëm koordinues, ku përvec Vatrës e degëve të saj , të përfshihen edhe organizata e personalitete të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai mund të ketë cdo emër por unë po e quaj:”Forumi bashkrendues i komunitetit shqiptaro-amerikan ose shkurt- FBKSHA”.

E theksoj këtë, se ceshtjet tona kombëtare nuk janë zgjidhur plotësisht, e megjithëse në Shqipëri e në Kosovë ka ambasada amerikane dhe në Uashington ka ambasada të Shqipërisë e Kosovës, fjala, qëndrimi dhe vepra e këtij komunitetit do të na duhet edhe për shumë e shume vite.