Kaluan 48 orë nga farsa e votimeve, kamikazët e Ramës në KQZ asnjë të dhënë zyrtare, nuk u dalin llogaritë…

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 48 orë nga mbarimi i farsës së votimeve, kamikazët e Ramës në KQZ nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare. Nuk ka ndodhur në asnjë rast të zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri që KQZ tqë veprojë në këtë mënyrë sipas urdhërave të Ramës.

Mesa duket kamikazët e Ramës në KQZ, Biba me tre bibat e tjera po presin të rregullojnë shifrat se nuk po u dalin llogaritë!

Por sado që të mundohen, shifrat e mbushjes së kutive nuk mund të rregullohen sepse ato tashmë janë bërë publike nga mediat.

Rekordin e mbushjes së kutive me vota e mban Tirana me 66 mijë vota më shumë se votues. Ishte një refuzim absolut i qytetarëve për kryemashtruesin e bashkisë Veliaj.

Pastja vjen Durrësi. Kandidatja e Ramës ka futur në kutitë e votimit  5622 vota më shumë se votues!

Më pas radhitet Berati me 2012 vota e me radhë…