Edhe në Shkodër kandidati i Ramës mbi 1 mijë vota më shumë se sa votues

Edhe në Shkodër kandidati i Ramës, Valdrin Pjetri rezulton fitues me mbi 1 mijë vota të future në kuti më shumë se sa votues.

Nga të dhënat në sistem deri me tani janë 245 nga 255 kuti të numëruara dhe kandidati Pjetri ka 16,511 vota. Mirëpo, nga raportimet përsa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, është deklaruar se kanë marrë pjesë 15. 913 zgjedhës, dhe se më shumë se 500 të tjera vota janë të pavlefshme ndërsa ka edhe të tjera të dëmtuara.

Nisur nga shifrat, vihet re qartë një diferencë tepër e madhe prej më shumë se 1000 vota, ndërkohë mësohet se pas shpalljes së rezultatit vetë kandidati socialist Pjetri nuk ka pranuar ta komentojë fitoren.

Tashmë ka përfunduar edhe numërimi për kandidatët per këshill bashkiak për Shkodrën, rezultatet për të cilin shfaqen në grafikën e mëposhtme.

grafika