Deklarata e fortë e kryebashkiakes së Shokdrës: Jam kërcënuar nga Rama, Denar Biba dhe Lleshi

160

E ftuar në ‘Kjo Javë’ në News 24, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, tha se të gjithë betejën e saj politike e ka bërë në përputhje të plotë me ligjin.

Ademi shtoi se ka marrë kërcënime nga Denar Biba, kryeministri Edi Rama dhe drejtues të Policisë. Ajo tha se zyrtarë të lartë të maxhorancës kanë hedhur fjalë kërcënuese në drejtim të saj e kryetarëve të bashkive.

“Duke qenë kryetare e Shkodrës, do vazhdoj të veproj në emër të legjitimitet. Nuk është çështje force. Ne do të përdorim instrumente demokratike. Fakti që ne jemi duke iu drejtuar gjykatave, tregon se ne duam rrugën demokratike.

Më kanë shantazhuar Denar Biba, Sandër Lleshi, kryeministri, drejtues të Policisë së Shtetit. kanë thënë që kryetarët e bashkive të guxojnë të bëjnë këtë e atë”, deklaroi Ademi,

Ajo tha se Shqipëria sot është si në vitin 1913, madje më keq se kaq, pasi një njeri ka kapur të gjitha pushtetet.

“Pushteti lokal në tërësi është i dobët. Pushteti lokal megjithatë ka rëndësine vet. Ndërkombëtarët duhet të na japin një drejtim ndryshe. Ne po na shkelet sovraniteti. Sistemi është shkatërruar është shkatërruar sistemi zgjedhor, parlamenti dhe realisht jemi ndoshta më keq se 1913, pasi nuk ka Prokurori, s’ka gjykata, nuk ka asgjë.

Edhe akademia e Shkencave është kapur nga pushteti. Edhe emigracioni ka arritur kulmin. Unë mendoj se do të ketë dritë në fund të tunelit e do ketë zgjidhje mendoj”, tha Ademi.

Ademi e prerë: Nuk e lëshoj zyrën. Kryetare bashkie derisa të ketë zgjedhje

Ademi shprehu me bindje se do të vijojë të jetë kryetare e Bashkisë së Shkodrës, deri kur qytetarët shkodranë të zgjedhin të lirë të zgjedhurit vendorë.

Sipas saj, puna e kryetarit të bashkisë mbaron kur ka zgjedhje.

“Unë kam dëgjuar, dhe është komike, kam dëgjuar edhe politikanë të artikulojnë data si 13 apo 12 gusht, që nuk i gjen të shkruara në asnjë dokument. Që do të thotë kushtetuta parashikon një mandat në vazhdimësi 4 vjeçar. Nuk definohet, madje për vendorin është e hapur duke ia lënë mundësinë një procesi të drejtë të rregullt të zgjedhjeve. Kushtetua parashikon parimin e vazhdimësisë. Mund të ndodhë të përsëriten zgjedhjet, të mos kemi konkurrent për një bashki, këtu nuk mbaron puna. Puna e kryetarit të bashkisë, mbaron kur ka zgjedhje.

Ne nuk po flasim për t’u përshëndetur, çështja është më e thellë kur bëhet fjalë për legjitimitet të përfaqësimit, sepse përgjegjësia është shumë e madhe. Legjitimiteti është fjalë e madhe edhe për atë që duhet të jetë i zgjedhur, dhe kjo vlen për të gjithë ata që pretendojnë që në mënyrë ilegjitime të marrin atë që nuk i takon. Do të jem aty deri sa njerëzit na mbështesim. Përfaqësim i denjë, unë jam dhe do të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës”, u shpreh Ademi.