Deklarata e fortë e Berishës: Rama do kalbet të paktën 37-vjet në burg, prandaj i bën të gjitha këto…

Ish-Kryeministri Berisha i pranishëm në protestën e madhe të Opozitës që po mbahet në këto momente në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, trha se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën është kryengritja popullore.

Berisha tha më tej se, Edi Rama për krimet e tij meriton të paktën 37 vite burg.

‘Rama rrëzohet vetëm me kryengritje. Edi Rama do të ketë si gjykim të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese.

Do të ketë një 37 vjeçar në burg. Prandaj i bën të gjitha këto. Drejtësia e kryengritësëve po afron.

Kryengritja sot është më e fortë se kurrë.

I pyetur nëse ka frikë nga drejtësia, Berisha theksoi se ai që duhet të ketë frikë është kryeministri Edi Rama.

“Ishte një akt puçist i mirëfilltë që kreu i meduzash bashkë me horrat e tij mori ndaj kushtetutës dhe institucionit të presidencës.

Ato dekrete nuk mund ti shqyrtojë askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese. U them shqiptarëve se ata po bëjnë hapa të qarta drejt grushtit të shtetit. Do përballet Edi Rama me të gjitha pasojat. Këta që bëjnë kryegjykatësin, kryeprokurorin kryeshefin e ekzekutivit, kryenarkoparlamentin, meritojnë të përmbysen një minutë e parë. Edi Rama do kalbet të paktën 37-vjet në burg”, tha Berisha.