Dako i ve flakën bashkisë së Durrësit për të zhdukur gjurmët e vjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka reaguar lidhur me zjarrin në katin e parë të ndërtesës së bashkisë së Durrësit.

Xhaferraj thotë se, Dako po fshin gjurmët përmes zjarrit të gjithë asaj që ka bërë gjithë këto vite me tenderët dhe lejet e ndërtimit.

“Pasi mori shuplakën nga populli në 30 qershor, tani para se të ikin po fshijnë gjurmët përmes zjarrit të asaj që kanë bërë gjithë këto vite me tenderët dhe lejet e ndërtimit. E gjithë bashkia e Durrësit ka qenë një dosje “339” nga fillimi deri në fund”, shprehet Xhaferraj.

8

ddd

dd