Berisha denoncon skandalin: Një krim tjetër i shëmtuar, policia fsheh ngjarjen

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me emër dhe me foto sot, fshehjen nga Policia të rrahjen së rëndë që i është bërë një adoleshenti në Ishëm të Durrës, dhe si pasojë ai ka përfunduar sot në koma, në gjendje të rëndë.

“Një krim tjetër i shëmtuar dhe i fshehur! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook dhe po ashtu, shfaq edhe fotografinë e të riut të dhunuar, dërguar nga qytetarët.

Doktor, uroj shëndet për ju!

Turp i madh për ne! Në Ishëm të Durrësit, në mëngjes gjendet adoleshenti i dhunuar për vdekje dhe i hedhur në gërmadhë pranë shkollës së mesme. Pika gjaku kudo dhe më andej, gjaku pellg nga plagët e djaloshit. Ka që të premten në gjendje kome në Tiranë dhe askush nuk ka reaguar. Ju lutem publikojeni pasi ky fenomen ngjall panik në komunitet dhe tregon që ne jemi të pambrojtur.

Çdo gjë është misterioze. Ka ardhur e ka marrë, por Policia s’ka bërë asnjë hetim.

Djali është tek Ushtaraku me pak shpresa për jetën. Ka që të premten në mëngjes që është gjetur dhe kjo pjesë është e dyshimtë, pasi djali ka qënë në mes të një ferre, që vështirë të gjendet rastësisht.

Jemi të shokuar. Kjo nuk është Policia që duam doktor. Asnjë ekspertizë në vendngjarje, ndërkohë që djali ka qënë mbuluar në gjak, kafka e tij ka qënë e dëmtuar nga goditjet sipas babait të tij.

Në bazë të asaj që i kanë thënë mjekët në Tiranë, djali është goditur me mjete të forta në kokë, duke i dëmtuar kafkën. Anonim ju lutem. Faleminderit

333