Basha reagon pas ndalimit të Daut Haradinajt në Austri: Serbia provokon Kosovën me fletarreste ndaj liderëve të saj

92

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas ndalimit përkohësisht nga autoritetet e Austrisë të deputetit të AAK, Daut Haradinaj. Basha shkruan në reagimin e tij se, Serbia provokon Kosoven me fletarreste ndaj liderve të saj.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia.

Është një tallje me faktorin ndërkombetar, me institucionet europiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën,nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve.

U bëj thirrje autoriteteve të Austrise mike të refuzojne këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vënë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen europiane të rajonit tonë.

Situata me deputetin kosovar është sqaruar nga autoritetet vendase dhe më pas është lënë i lirë.