Basha: Nëse nuk e ndalim sa më parë Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar

64

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas skandalit, ku Edi Rama ka urdhëruar Gjykatën e Durrësit që t’i japë mandatin kandidates së tij Valbona Sako e cila ka fituar bashkinë me 9 mijë vota.

Me një reagim në faqen e tij në Façebook, Basha shkruan se, drejtësia është nën kontrollin e Ramës dhe është kthyer në private të tij.

Reagimi i plotë i Bashës

E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.

Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.

Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.