Basha falenderon shqiptarët dhe ka një kërkesë të veçantë për socialistët

Një vend të veçantë në fjalimin e liderit të opozitës ka zënë mirënjohja dhe falenderimet për çdo shqiptar që, siç u shpreh ai, “e braktisi dhe e refuzoi regjimin e krimit më 30 qershor”.

Basha shprehu mirënjohjen për të gjithë ata  që I janë janë bashkuar përpjekjet të opozitës për qeverisje të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. “Faleminderit që nuk u lodhët! Faleminderit që nuk u dëshëpëruat asnjë çast! Bashkë ia kemi dalë! Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare”.

Kreu i opozitës falenderoi çdo qytetar, që me kurajo, i qëndroi dhunës policore në qelitë e prokurorëve të Ramës, falenderoi opozitën e bashkuar nga drejtuesit, tek anëtarët e thjeshtë. “Bashkë jemi një uragan politik- u shpreh zoti Basha, që duke falenderuar posaçërisht demokratët, nuk la pa u çuar edhe një mesazh socialistëve.

“Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës“, tha Basha gjatë protestës për largimin e Edi Ramës.

basha foto

protesta 7

44