Basha: Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori, 30 qershori ishte një mesazh për ndryshim

Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori.

30 qershori zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para.

Ca për para krimi,

Ca për para tenderash dhe koncesionesh,

Ca për paratë e rrogës.

Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh.

Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave.

Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën.

Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken.

Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim.

Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin

Kjo është tashmë sfida jonë.

Ne, Partia Demokraitke e gjithë opozita e bashkuar, bashke me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni.