Banorja tregon tmerrin e mbrëmshëm: Policët me pantallona të shkurtra e armë në brez u futën nga dera e pasme dhe…

172

Maliq Ferati dhe Eni Ferati janë dy të arrestuarit e mbrëmjes së kaluar menjëherë pas përfundimit të protestës së banoprëve që kundërshtojnë projektin e Unazës së Re.

Në një prononcim për Fax News, bashkëshortja e Maliq Ferhatit, Hasime Ferati tregoi vështirësitë dhe frikën e përjetuar mbrëmjen e kaluar ku sipas saj polic civil, të veshur me bluza dhe pantallona të shurtra hynë në banesën e tyre pa treguar asnjë mjet identifikues vetëm duke thënë gojarisht që janë Policia e Shtetit dhe kanë marrë me forcë të shoqin dhe djalin e saj.

Ajo shprehet se gjatë kësaj kohë Policia ka treguar agresivitet dhe ka ushtruar dhunë shenjat e të cilës I tregon edhe vetë me pretendimin se as ajo nuk i ka shpëtuar dhunës së Policisë.

“Nuk mund të fshehemi prej atyre, ne po punjmë me ndershmëri, na erdhën mbrapa shtëpisë dhe e kapën djalin si të ishte kriminel. Erdhën dhe e kapën me dhunë, ne u trembëm, ishin të veshur civil, polici të veshur pa uniformë dhe me pantallona të shkurtra nuk kam parë ndodnjëherë. A kapën me dhunë, e grisën dhe e shqyen me dhunë thua se jemi kriminela, punojmë me ndershmëri nga mëngjesi në darkë. Kam shkuar herë pas here në protestë kur kam pasur kohë që ti mbështes por kur kam kohë sepse kam edhe dyqanin.

Burri ishte në kulltuk i ulur, ata të na thoshin, na jepni djalin se është kriminel që hyjnë me bluza dhe pantallona të shkrurtra ku nuk kuptojmë se kush janë e çfarë duan. Kanë marrë burrin, më morën edhe mua, kanë marrë djalin, ne nuk kemi vrarë as kemi prerë njerëz, jemi familjarë të rregull. 20 vjet jam taksapaguese e Edi Ramës që kur ka qenë në bashki, por ai tashmë po tallet me ne. Burri im është 55-vjeç, nuk është as kriminel as dhunues as djali”, tha Hasime Ferati.

Zonja Ferhati tregon shenjat e dhunës që ka ushtruar sipas saj policia mbi të ditëen e djeshme.

Ndërkohë për Fax Neës ka folur edhe avokati Artan Manushaqe i cili tha se Policia duhet të nis hetimet për disa efektiv policie të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

“Provokimi ka nisur nga ana e Policisë, për çfarë vijnë këtu me pantallona të shkurtra pa uniform dhe me pistoletë në brez. Kët janë qytetarët djhe banorët e Unazës së Re, këta janë njerëzit e ndershëm. Të gjithë civilët që kanë dhunuar banorët e Unazës së Re janë të identifikuar me foto, video, emra e mbiemra dhe do të japin një ditë llogari të gjithë.

Duan të nënshtrojnë Unazën e Re dhe ti nënshtrojë por nuk do të lejojmë. I bëjmë thirrje opozitës të treghojë më shumë mbështetje për banorët. Sepse situate mund të përkeqësohet dhe të ketë gjakderdhje”, tha Manushaqe.