Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bashkohet protestës në krye të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është vënë sërish në krye të Protestës së Opozitës që po mbahet në këto momente në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.

Një nga aktivistët e kësaj lëvizje, aktori Neritan Liçaj tha se, artistët do të këmbëngulin derisa Rama të rrëzohet.

Protesta jonë do të jetë të këmbëngulim deri në fund që të rrëzohet ky sistem.

Ne duhet të këmbëngulim në largimin e Ramës.

Votimeve të 30 qershorit përgjigjen më të mirë ua dhanë shqipëtarët që e abandonuan.”

I pyetur për angazhimin e Ilir Metës, Liçaj vlerësoi rolin e Presidentit në këto momente.

‘Meta ka marrë aksione shumë të fuqishme dhe kjo e bën një njëri me vlera në këto momente. Ne do ta gjejmë të drejtën tonë vetëm duke priotestuar’, tha Liçaj.

teatri