Besueshmëria e vrarë dhe pushtimi nga ilegjtimiteti

160

ASLLAN BUSHATI

Në Shqipërinë tonë të dashur, kohët e fundit kanë ndodhur e po ndodhin cdo ditë gjëra që na cudisin, na bëjnë të vemë duart në kokë, e të turpërohemi para botës. Dukshëm këto dukuri, janë të papranueshme për një shtet normal që synon BE-në, që synon të bëhet modern e europiano-perendimor, që synon tju shërbejë me devotshmëri qytetarëve të vet e në të njejtën kohë të jetë i drejtë me to.

Gjëja më kryesore në këtë rrëmujë shqiptare, është fakti që besueshmëria (gati për cdo gjë ), ka shkuar në zero. Kështu, Institucioni i Presidentit parë nga këndshikimi i Qeverisë dhe shumicës së atyre që ngrohin vezët në Parlament, jo vetëm që ka shkuar në zero, por është vrarë, është vënë në arkivol dhe po përgatitet ceremonia për ta cuar në varrezat politike.

Pra besueshmëria është vrarë nga vetë PS-ja pasi ajo e zgjodhi Ilir Metën President, me fuqinë e kartonave të deputetëve të saj. Por a e ka interesin e përgjithshëm publik kjo gjë? Për Qeverinë, rilindjen socialiste, pjesën e tyre parlamentare dhe militantët e PS-së , opozita shqiptare është tradhëtare e interesave të Shqipërisë, kundërshtare e hapjes bisedimeve me BE-në, bllokuese e reformës në drejtësi, e lidhur me para të pista të firmave ruse etj.

Krerët e opozitës (sipas tyre), me të përfunduar reforma në drejtësi do të shkojnë shpejt prapa hekurave të burgut. Pra,me këtë qëndrim ata na tregojnë se janë vetë qeveri, vetë prokurori, vetë gjykatë e gjithcka tjetër dhe se besueshmëria e tyre tek opozita është zero. A është i përfshirë interesi i gjithë publikut shqiptar në këtë qëndim?

Parë nga kënshikimi i opozitës, vecanërisht pas publikimit në media të përgjimeve të bildit gjerman, ku denoncohen hapur vjedhjet e zgjedhjeve të përgjithëshme të 2017-tës dhe ato lokale të Peshkopisë (2016), sipas tyre Parlamenti aktual dhe Qeveria e Edi Ramës janë ilegjitime.

Fakti që ata jo vetëm kanë vjedhur, por edhe dukshëm janë të lidhura me bandat kriminale, besueshmëria ndaj tyre është zero. Sipas opozitës, pa daljen para drejtësisë të hajdutërisë së zgjedhjeve dhe pa largimin e Edi Ramës si Kryeministër (kryehajdut), nuk ka zgjedhje të lira , demokratike e të nderëshme dhe nuk do të ketë asnjë bashkpunim.

Pra shkurt pabesueshmëria e opozitës për pozitën, është e dukëshme edhe e tejskajshme, por pyetja shtrohet: a ka ndonjë derë hapur për komunikim dhe gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët?

Besueshmëria publike tek qeveria, drejtësi, prokuroria, policia, shërbimet ndaj qytetarit, zgjedhjet e lira , KQZ-ja, organizmat e funksionarët e shtetit etj, është afër zeros. Pyetja më e thjeshtë dhe e një qytetari të theshtë në këto kushte është : pse erdhëm në këtë derexhe?

Pse një luftë e re klasash, e urrejtjeje ndërshqiptare po ndodh kaq shëmtuar tridhjetë vite pas shembjes së diktaturës? Kjo klasë politike a ka ndonjë përgjegjësi (pyet qytetari i thjeshtë) për këtë situatë që mund ta emërtojmë si:” koha e besueshmërisë zero”?.

Qeveria që me ligj është përgjegjëse për organizimin, drejtimin e mbarvajtjen e vendit a ka përgjegjesi për pushkatimin që ajo vetë i ka bërë besueshmërisë? Unë mendoj se:” PO”me të madhe e kapitale dhe se ata që e kanë bërë zollumin mullarë, duhet të largohen nga politika e drejtimi i punëve të shtetit sa më parë.

Pabesueshmëria , dukshëm është përzierë edhe me megallomaninë, fodullëkun, pacipsinë, paditurinë, paturpësinë e karnavalitetin e Edi Ramës e të shpurës rreth tij, duke sjellë si pasojë iligjimitetin legal. Tashmë ai (ilegjimiteti), ka pushtuar gjithë aktivitetin shtetëror e shoqror dhe është këthyer në një rreth vicioz ku cdo gjë ilegjitime propagandohet si legjitime dhe asasjelltas. Ku po shkojmë kështu pyet qytetari i thjeshtë e intelektuali i pa angazhuar në partitë politike?

Presidenti nisur nga shmangia e ndonjë përplasje civile, anulli me dekret zgjedhjet e 30 qershorit duke dekretuar 13 tetorin. Kurse Qeveria edhe pas publikimit të tij në fletoren zyrtare nuk njeh dekretin. Madje shkon më tutje ku shtynë KQZ-në të veprojë sipas urdhrave partiak të PS-së duke zhvilluar zgjedhje e duke e cuar për vlerësim dekretin e Presidentit në një gjykatë që ska asgjë lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

Të ashtu quajturit të zgjedhur të 30 qershorit duan të shkojnë në zyrat e bashkive në gusht, ata legjitimët aktual thonë zgjedhjet janë më 13 tetor etj etj, një rrëmujë e vërtetë ligjore në një vorbull ilegjitimiteti spektakolarë për të qeshur e për të uluritur.

Besueshmëria zero dhe veprimtaria e shumfishtë ilegjitime, kanë prodhuar edhe ndëshkueshmërin zero të politikanëve e drejtuesve të lartë shtetror. Për pasojë , pandëshkueshmëria ju ka dhënë shumë krah e mbështetje grupeve kriminale sepse ata në këtë rrëmujë ligjore e shtetrore e ndiejnë vehten më të qetë e më të mbrojtur.

Madje disa nga kjo sërë, janë të prirur ti bëjmë presion Edi Ramës që të mos luaj nga posti i Kryeministrit (të mos jap dorheqjen) se ata do të humbasin parat që kanë investuar për ta sjellë atë në këtë post.

Kur besueshmëria midis palëve është zero, kur është bërë rregull ilegjimiteti dhe kur pandëshkueshmëria e politikanëve është bërë kult, cfarë shprese ka për ringritjen dhe vendosjen e shtetit e të shoqërisë mbi baza të shëndosha kushtetuese, ligjore e institucionale?

Personalisht jam i prirur të besoj në tre faktorë. Më së pari pritshërinë e kam tek opozita ,duke menduar se ajo do të bëhet një forcë e thellë reformuese, më e besueshme e më gjeneruese e energjive kombëtare, për gjithë shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm për antarët e militantët e saj. Shpresoj se ajo do të largohet nga disa qëndrime jashtë realitetit politik shqiptar dhe do të shpalos idetë e saj për reformën zgjedhore, në ekonomi, arsim, shëndetsi etj.

Në radhë të dytë kam prirjen dhe dëshirën të besoj që intelektualët e pavarur, njerëz me vision të gjërë, të ndershëm e të pa kompromentuar, të cdo fushe dhe studentët, të bëhen nisëmtar dhe promotorë të një lëvizjeje “alternativa atdhetare”(jo parti politike) për cuarjen e shoqërisë përpara.

Kjo lëvizje të jetë flamurtarja e atdhetarisë e cliruar nga dogmat komunisto-majtiste dhe nga ato djathtisto ekstremiste. Lëvizja intelektuale shpresoj se do ta mbështes opozitarizmin që shtetit të bëhet funksional e në sherbim të njerzve.

Dhe më se fundi (gjë që nuk e dëshiroj shumë), kam mendimin se ndërkombëtarët (në radhë të parë amerikanët), duhet ta shohin realitetin shqiptar drejt në sy, të mbështesin forcat dhe individët e pakompromentuar dhe të përpiqen që kriza te kapërxehet sa më shpejt që të jetë e mundur.