Tërhiqen komisionerët në Mallakastër, nuk shpërndahet baza materiale

Pregatitja e qendrave të votimit pak orë para nisjes së procesit, duket se nuk do të kalojë lehtë. Në disa zona të vendit ka probleme.

Janë mbyllur disa qendra votimi të cilat janë në administrim nga bashkitë e drejtuara nga të djathtët, të cilët kanë përkrahur dekretin e Presidentit, për anulimin e datës 30 qershor.

Në Mallakastër 23 shkolla u raportuan të mbyllura në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se ato janë hapur forcërisht gjatë orëve të pasdites. Janë shpërndarë materialet .

Ndërkohë në fshatin Graçie janë tërhequr komisionerët dhe nuk është bërë e mundur shpërndarja e bazës materiale.

Mallakastra ka 57 qendra votimi dhe janë thirrur për të ushtruar të drejtën e votës 31 mijë votues.