Skandal! Ministri i Brendshëm njofton kërcënimin me jetë të liderit të opozitës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi kërcënon dhe shantazhon liderin e opozitës, Lulzim Basha. Lesh kimiku duke shkelur çdo ligj dhe rregull, ka lajmëruar verbalisht kreun e opozitës se i kërcënohet jeta.

Sipas informacionit të bërë publik Ministri i Brendshëm, ka thirrur në zyrë të premten në orën 15:00 shoqëruesin e Kryetarit të Partisë Demokratike për t’i kërkuar që të informojë zotin Basha se ‘si Ministër i Brendshëm, ai ka informacione të tërthorta dhe të besueshme mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës’.

Ministri i Brendshëm e ka thelluar aktin e tij të paligjshëm dhe shantazhues, kur i ka kërkuar shoqëruesit të zotit Basha, punonjës i Gardës së republikës, që t’i kthejë përgjigje me gojë e jo me shkrim, nëse PD vlerëson se kërkon masa shtesë sigurie.

Faktet janë bërë të ditura nga një letër zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ka dërguar Ministrit të Brendshëm, të cilit i kujton detyrimin ligjor që informacionet mbi rrezikun e sigurisë së kryetarit të opozitës, t’i trajtojë në rrugë institucionale, duke vënë zyrtarisht në dijeni Gardën e Republikës, si autoritetin përgjegjës.

1

2