Senatori italian reagon për situatën në Shqipëri: Standartet nuk garantohen pa zgjedhje demokratike!

Senatori italian, Manuel Vescovi, pjesë e partisë së zëvendëskryeministrit Mateo Salvini, ka reaguar për situatën politike në Shqipëri.

Në një deklaratë, senatori Vescovi shprehet se kriza politike duhet të zgjidhet me dialog. Senatori i Lega Manuel Vescovi, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian, duke ndjekur përkeqësimin e situatës politike në Shqipëri shpreh shqetësimin e madh për tensionet e fundit politike, te ndodhura sidomos ditet e fundit. Ai fton partitë politike të vendosin dialogun si zgjidhjen e vetme politike paqësore dhe demokratike për vendin. Çdo zgjidhje tjetër do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet”.

Në apelin e tij, sipas “360gradë”, Vescovi shprehet se, Shqipëria duhet të ruajë standardet demokratike, të cilat janë të pamundura pa zgjedhje plotësisht demokratike. Një deklaratë e tillë nënkupton zgjedhje me opozitën.

“Presim qe Shqipëria te sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual. Italia beson që vendi i Shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmëri fenomenet e për keqësuara të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standardet demokratike te cilat do te ishin te pamundura te garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike”, tha senatori italian.