Reagimi i fortë i Presidentit: Të izolojmë të Çmendurin, vetëm zgjedhje të lira!

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një tjetër deklaratë të fortë, kur tha se parlamenti i sotëm është jo legjitim.

-A e lexuar rezolutën e shumicës?

Meta: Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.

-A do të ulni në tryezë zotin Rama dhe zotin Basha?

Meta: Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me të gjithë, po mbahen shënim me shumë kujdes e të gjithë institucioneve që po shkelin ligjin.

-Po nëse kolegji vendos për rrëzimin e dekretit tuaj, do ta pranonit këtë vendim?

Meta: Presidenti kërkon që të izolohet çdo i çmendur që shkel ligjin. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë, ne na lind e drejta që t’i ftojmë të kthehen në rrugën e ligjshmërisë. Mund ta çoni dhe në gjykatën e Skraparit po të doni, po vendimin për dekretin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese.