Rama, në panik të plotë…

238

Nga Sali BERISHA

I goditur tashmë në zemër për vdekje nga publikimet e “Bild”, të cilat rrëzojnë përfundimisht narkozgjedhjet e qershorit 2017 dhe narkoparlamentin e dalë prej tyre, Edvin Kristaq Avdyli apo Lala – në panik të plotë dhe në një akt të pashembullt në tërë historinë e pluralizmit – urdhëroi dje censurën në mediat e vendit, të publikimeve të gazetës gjermane në Shqipëri.

Ky urdhër antikushtetues, i kryekreut të meduzës, skizoidit, monstrës së pluralizmit, Edvin Kristaq Ndoka apo Brajeviçi, është një aktakuzë tjetër po kaq i rëndë sa dhe vetë publikimet që nxori para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar kriminale të tij dhe narkoshtetit që ky ngriti në Shqipëri.

Kjo, sepse ky urdhër dëshmon se kreu i narkoshtetit Edvin Kristaq Dajti apo Shullazi, për të mbrojtur krimet e tij monstruoze elektorale të ndalimit, blerjes, dhunimit të vullnetit të qytetarëve, të shprehur me votën e tyre, vendos në gijotinë fjalën e lirë duke merituar tashmë, jo vetëm për shkak të Kristaq Xhelatit, të quhet monstër e pluralizmit politik dhe e mendimit, pra të thirret Edvin Kristaq Xhelati.

Publikimet e “Bild” dhe akti i djeshëm i Edvin Kristaq Droga, provuan para çdo shqiptari dhe qytetari të lirë në botë apo miku të Shqipërisë, drejtësinë e vendimeve dhe misionit të opozitës shqiptare për përmbysjen me çdo kusht dhe me çdo çmim të monstrës së pluralizmit, kreut të narkoshtetit dhe regjimit të tij të kakistokracisë.