Psikopati reagon pas daljes në përgjimet e blerjes së votave: Ndërmarrje kriminale nga Gjermania

223

Psikopati në detyrën e Kryeministrit të këtij vendi e ka konsideruar një ndërmarrje kriminale zbardhjen e përgjime të tij në blerjen e votave në zgjedhjet në Dibër. Akuza direkte bie mbi Gjermaninë dhe gazetën BILD e cila ka publikuar këto përgjime.

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të BILD, lidhur me blerjen e votave dhe presionit ndaj votuesve të Partisë Demokratike. BILD ka publikuar edhe një përgjim të kryeministrit i cili, pyet Arben Keshin, nëse ka realizuar objektivat. Ndërkohë, në përgjime të tjera, tregohet se ky individ, ka paguar para dhe ka bërë presion ndaj votuesve të Partisë Demokratike.

Në reagimin në rrjetet sociale, Rama thotë se nxit prokurorinë për të hetuar.
“Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”, shkruan Rama.

BIDESA E RAMËS ME KESHIN (personi që ble vota dhe ushtron presion ndaj votuesve) :
Edi Rama: Hë mo si duket.
Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu ëëë?
Arben Keshi: Po them që po.
Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?
Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Çfarëe do të bëshin ty ata?
Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.
Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?
Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.
Edi Rama: Mirë vllai!
Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.
Edi Rama: Hajd ciao, ciao!