Presidenti Meta pret në takim kreun e PD Basha, ja çfarë u diskutua

158

Presidenti i Republikës Ilir Meta është deklaruar pas  takimit me kreun e opozitës, Lulzim Bashën në Presidencë, paraditen e sotme. Meta ka shkruar në Fb këto radhë:

“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”.

Presidenti ka ftuar në takim për krizën politike edhe Kryeministrin, kryetarin e PS, por Edi Rama e refuzoi ftesën e Metës pasi ishte “i zënë me zgjedhjet”. Megjithatë, Meta është shprehur se do të jetë në pritje të tij deri në orën 13:00.

Ftesa e Metës për liderët e politikës vjen në kushtet e një krize të thellë politike, kur kreu i qeverisë është i vendosur të zhvillojë zgjedhjet vendore më 30 qershor pavarësisht se Presidenti e ka anuluar mbajtjen e tyre dhe kur opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë dhe as do të njohë zgjedhje të tilla moniste pa pjesëmarrjen e saj.