Pjesmarrje e ulët në Kamëz 9.9%. Mziu: Qytetarët iu përgjigjën thirrjes, bojkotuan votimet moniste

“Qytetarët e Kamzës nuk i janë përgjigjur datës 30 qershor për të marr pjesë në zgjedhjet monopartike që na kthejnë imazhet e diktaturës” thotë kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.

Sipas z.Mziu prej orës 07:00 të ditës së sotme kur janë hapur kutitë e votimit deri më tani pjesmarrja e qytetarëve është tejet e ulët, 9.97%.

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, i është drejtuar me një thirrje bashkëqytetarëve për të bojkotuar zgjedhjet farsë dhe duke iu kujtuar se zgjedhjet vendore në Shqipëri me dekret presidenti mbahen në 13 tetor! Xhelal Mziu i është bashkuar nismës “Edhe unë” të rrjeteve sociale, të cilën e kanë “firmosur” mijëra intelektualë shqiptarë dhe qytetarë të thjeshtë.

“Unë nuk votoj”! – shkruan Mziu në FB. – Të dashur bashkëqytetarë të Kamzës, bojkotoni me neveri zgjedhjet farsë e moniste. Zgjedhjet, më 13 tetor 2019”.

65740311 376758779645329 5285116373381414912 n