PD publikon shifrat: Votuan vetëm 15 %, kamikazët e Ramës në KQZ manipuluan, po mbushen kutitë me vota

Partia Demokratike ka deklaruar se deri në orën 19:00 kur janë mbyllur edhe votimet, në Shqipëri kanë votuar vetëm 15 për qind.

Sipas sekretarit të Çështjeve Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, kaq është numri i votuesve që kanë dalë dhe kanë mbështetur votimet monopartiake të Edi Ramës.

Sipas tij, ka nisur falsifikimi dhe mbushja e kutive me vota fiktive.

Kaso i ka cilësuar si kamikazë anëtarët e KQZ-së të Edi Ramës dhe deklaroi se ata do të mbajnë përgjegjësi për këtë farsë elektorale.

KQZ gënjen: Pjesmarrja 10% deri në orën 3 pasdite

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJE ZGJEDHORE NË PD, IVI KASO

Operacioni më i madh që po kryen Edi Rama gjatë gjithë ditës së sotme është falsifikimi i pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në krye të këtij operacioni manipulimi, duke mashtruar shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar.

Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 ka qenë 6 përqind dhe jo 12 përqind sic raportuan kamikazët e KQZ.

Pjesëmarrja faktike deri në orën 3 pasdite është 10 për qind.

Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mos i shkojnë deri në fund planit për falsifikimin e pjesëmarrjes.

Lojërat e pista me telefona të prishur nxjerrin zbuluar paligjshmërinë e kësaj KQZ-je me 4 anëtarë të PS në shkelje të ligjit.

Arsyeja se pse KQZ nuk evidenton, ndalon dhe raporton shkeljet flagrante të ligjit, që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, deri tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë që mbushin kutitë e votimit, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, raste të gjitha të denoncuara nga media, është sepse KQZ-ja është një vegël e paligjshme në duart e Edi Ramës dhe në shërbim të farsës së gatuar prej tij.

Megjithëse vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron dhe vetë shpall rezultatin, paniku i Edi Ramës duket qartë. Asgjë dhe askush nuk mund ta fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij.

ivi