PD i denoncoi në vitin 2016 zyrtarët që publikoi sot Bild për vjedhjen e votave, Prokuroria nuk hetoi

Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste janë kapur fort pas faktit sipas tyre që Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë denoncim në KQZ për manipulimin e zgjedhjeve, por në fakt e vërteta rezulton e kundërta.

Partia Demokratike kishte denoncuar kasaphanën që po bëhej me zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër që në 1 shtator 2016, ku me emra denonconte të gjithë drejtuesit e PS në këtë qark nga drejtor tatimesh deri në ato të arsimit që ishin bashkë për të manipuluar votat, tashmë e zbuluar me urdhër të kryeministrit Rama.

Midis emrave që denoncoi PD, tre vite më parë, janë edhe ato të kapur në pergjimet e BILD sot, si Arben Keshi që flet me Ramën dhe Drini Gjeci që kërcënon një drejtor shkolle.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

‘Ishte data 1 shtator 2016, kur Partia Demokratike thotë se prej 10 ditësh në Dibër po vepron një grup i strukturuar kriminal, që po blen votat dhe kërcënon votuesit dibranë për llogari të kandidatit të maxhorancës, Muharrem Rama.

Lidhur me këtë, opozita ka dorëzuar në Prokurorinë për Krime të Rënda një kallëzim penal.

‘Me emra të përveçëm, Partia Demokratike ka renditur faktet se si prej mbi 10 ditësh ky grup po ushtron presion tek votuesit në Dibër duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës, por edhe të kanosjes direkte të qytetarëve dibranë’, thuhet në një deklaratë të PD.

Sipas opozitës, ky grup kriminal është i përbërë nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, të cilët sipas saj, janë vënë në shërbim të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.

‘Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjeherë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë këta kriminelë të votës së lirë, të veshur me pushtet nga Edi Rama dhe lidhjet e tij kriminale’, mbyllet deklarata e PD.

Partia Demokratike ka dorëzuar listën me emrat, që sipas saj, janë pjesë e grupit kriminal që po blen votat dhe kanos votuesit dibranë.

  1. a)            Afrim Mikli, Kryetar i PS Dibër, bashkëpunëtor i ngushtë i shtetasit Ymer Lala, person i njohur për precedent të mëparshëm penal, sëbashku dhe vec e vec, kryejnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhrrit dhe Selishtit;
  2. b)            Arben Keshi, drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Maqellarës;
  3. c)            Agron Malaj, Drejtor Rajonal i OSHEE per Veriun , kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Peshkopisë;
  4. d)            Ylli Mikli, Administrator i njësisë administrative Muhurrit, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhurrit;
  5. e)            Spartak Koltraka, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kastriotit;
  6. f)             Nuri Meta, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zona të caktuara të Bashkisë Dibër;
  7. g)            Qamil Leta, person me precedent penal, eksponent i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kalasë së Dodës.

Nga ana tjetër, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, janë edhe 3 persona që mbajnë funksione publike dhe të angazhuar në veprimtarinë kriminale të kanosjes së zgjedhësve, kryesisht punonjësve të administratës publike, ku përfshihen, por pa u kufizuar, punonjësit e arsimit dhe ato të shëndetësisë. Konkretisht, ushtrimi i presionit ndaj zgjedhëve, në formën e kanosjes, kryehet nga:

  1. a)            Jetmir Leshi, mjek, me detyrë anëtar i Komisionit Mjekësor të përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KEMP);
  2. b)            Drini Gjeci, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër;
  3. c)            Sonila Braha, me detyrë Drejtore e Shërbimit Social;
  4. d)            Robert Aga, Shef i Komisariatit të Policisë Peshkopi.