Paralajmërimi i fortë i Bashës: Fundi i Ramës i shpejtë, betejë deri në fitore!

Kryetari i PD, Basha deklaroi sot në një dalje për mediat se, nuk do të ketë asnjë hap pas në betejën ndaj regjimit deri në triufin e vlerave të demokracisë. Basha i bëri apel policisë te mos i binden urdhërave të paligjshem të Lleshajt. “Marku dhe Lleshaj janë dy instrumenta për ushtrimin e raprezaljes nga Rama”, tha Basha.

Basha dha një deklaratë për shtyp lidhur me arrestimet e fundit të protetsuesve në Librazhd. Basha tha ndër të tjera: “U bëj thirrje oficerëve dhe prokurorëve të mos i binden urdhrave të paligjshëm. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël, këto akte represive po thellojnë gropën ku ka rënë Edi Rama”.

“Mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të PD po mbahen paligjshmërisht në arrest, vërejti kreu i opozitës. Qindra qytetarë të tjerë që kanë protetsuar kundër qeverisë ndaj aferave të tmerrshme nëpër Shqipëri janë rrahur dhe dhunuar. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo vendi demokratik.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Edi Rama ka vendosur në vend një sistem autokratik jashtë Kushtetutës. Pasi vuri nën kontroll të gjithë pushtetet ai po i përdor kundër çdo kundërshtatri të tij. raprezaljet kanë qëllim të vetëm të intimidojnë qytetarët për t’u tërhqur nga beteja. Është plani diabolik, është rrugë pa krye që po e çon ramën drejt greminës ku do të tërheqë Shqipërinë. Ai po ndihmohet nga vegla të paskrupullta: Sandër lleshi dhe Arta Marku.

U bëj thirrje oficerëve dhe prokurorëve të mos i binden urdhrave të paligjshëm. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël, këto akte represive po thellojnë gropën ku ka rënë Edi Rama”, u shpreh Basha.

Policia ka vënë në pranga pasditen e djeshme kryetarin e PD në Librazhd, Bujar Vreto, ish-deputetin e Qarkut të Elbasanit, Aurel Bylykbashi, Kryetarin e PD, Librazhd, Bujar Vreto, sekretarin, kryetarin dhe sekretarin e PD Prrenjas si dhe drejtues të tjerë të degëve lokale, pas protestës kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prrenjas dhe Librazhd.

Deklarata e plotë e Kryetarit Basha

Të nderuar bashkëqytetarë!

Dje gjatë mbrëmjes dhe vonë gjatë natës policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë dhe mbështetës së Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd dhe ka arrestuar:

− dy drejtuesit e Partisë Demokratike të Librazhdit, Kryetarin, zotin Bujar Vreto dhe Sekretarin zotin Erlind Gurra;

− dy drejtuesit e PD-së Prrenjas, Kryetarin zotin Arjan Karriqi dhe Sekretarin zotin

Leonard Ozuni;

− ish-deputetin dhe ish-kryetarin e PD-së Elbasan, zotin Aurel Bylykbashi;

− si dhe dy mbështetës së Partisë Demokratike Dashamir Boja nga Gostima dhe Bujar Kllojku nga Librazhdi.

Këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës.

Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje.

 

Qindra qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë nga Kukësi në Shkozë, tek Unaza e Re dhe kudo në Shqipëri janë ndaluar, keqtrajtuar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.

Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo i një vendi demokratik europian.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Parlamenti është shpartalluar. Administrata publike është militantizuar në ekstrem.

Tashmë nuk ka më asnjë iluzion. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundraligjshëm.

Pasi vuri nën kontroll të gjitha pushtetet, tani ai po I përdor ato si vegla për të ushtruar dhunë, përndjekur dhe kërcënuar çdo kundërshtar dhe kritik të regjimit të tij.

Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik:

Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal.

Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë.

Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

U bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të autokratit të korruptuar dhe të inkriminuar Edi Rama dhe të veglave të tij.

Askush të mos ketë dyshimin më të vogël:

Këto akte represive për t’u mbyllur gojën dhe goditur kundërshtarët politikë thjesht po thellojnë me shpejtësi gropën, ku ka rënë Edi Rama.

Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.

Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin.