Një ndëshkim i pashembullt!

157

Sali BERISHA

Shqiperise, deles te zeze e Europes i anullohet data e parashikuar 1 vit me pare per hapjen e negociatave!
Data e hapjes se tyre anullohet dhe shtyhet per te katerten here! Te dashur miq, me qeverine e mafies se droges te Edvin Krimit, dele e zeze e Europes, Shqiperia ka zero shanse per hapje te negociatave.

Dje Ministrat e Jashtem te vendeve te BE anulluan per te katerten here daten e hapjes se negociatave me Shqiperine. Ne perputhje me deklaraten e dt 27 qershor te vitit 2018, Ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian duhet te vendosnin dje per hapjen e negociatave me Shqiperine. Por kjo nuk ndodhi. Pas kundershtimeve te prera te Frances, Gjermanise, Hollandes dhe Danimarkes perseri data e shqyrtimit u anullua dhe shty per ne vjeshte.

Kjo eshte hera e katert qe Shqiperise i anullohet data e hapjes se negociatave.
Ne perputhje me rekomandimin e Komisionit ky vendim do merrej ne dhjetor te vitit 2016. Edi Rama vrapoi ne Berlin diten e pavaresise duke premtuar se hapja e negociatave do te ishte sihariqi i vizites se tij. Por aty iu tha se ne vleresimin e qeverise gjermane nuk keni plotesuar 5 kushtet dhe ju shtuan zgjedhjet dhe dy kushte te tjera shtese. Ne pranveren e 2017 u tha se vendimi do merret pas zgjedhjeve ne vjeshte. Por as ne samitin e vjeshtes te atij viti vendimi per Shqiperine nuk u shqyrtua.

Ne pranveren e vitit 2018 Komisioni Europian perseri rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave. Por ne samitin e 28 qershorit te udheheqesve te BE te vitit 2018 ky rekomandim u hodh poshte dhe per hapjen e negociatave per Shqiperine u vendosen 13 kushte te reja pas plotesimit te te cilave vendimi do shqyrtohej ne samitin e qershorti te vitit 2019. Perseri dje data u anullua dhe rekomandimi i Komisionit nuk u shqyrtua por u shty per ne vjeshte.

Anullimi i dates se djeshme, i katerti per shqyrtimin e vendimit per hapjen e negociatave me Shqiperine ishte i paralajmeruar:
1-Nje muaj me pare nenkryetari i grupit te CDU/CSU, Wadephul deklaroi se Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga 13 kushtet e percaktuara ne deklaratetn e Samitit te qershorit te vitit 2018. Por perveç tij, ne nje prononcim tejet te pazakonte ne grupin parlamentar te CDU/CSU dy jave me pare,

2- Kancelaria Anxhela Merkel do deklaronte se per Shqiperine nuk mund dhe nuk do te hapen negociatat per shkak te gjendjes politike ne te cilen ajo ndodhet.

Kjo deklarate, e para e ketij lloji e bere ndonjehere nga kancelarja Merkel, ishte nje goditje direkte per Edvin Kristaq Krimin, i cili jo plotesimin e kushteve por forcimin e pushtetit te tij te krimit ka qellimin e tij me kryesor.

Anullimi i djeshem i hapjes se negociatave ishte i paralajmeruar sepse perkeqesimi i kushteve te vendosura nga BE

3-Detyroi Mbreterine e Hollandes dhe se bashku me te edhe Zvicren te kerkojne per here te pare rikthimin e vizave per qytetaret e Shqiperise. Kjo nuk ka ndodhur kurre per asnje prej dhjetra e dhjetra vendeve qe gezojne liberalizimin e vizave me BE.
Anullimi i dates per hapjen e negociatave me Shqiperine te parashikuar nje vit me pare ka ne baze:

4-Bashkepunimin e ngushte me krimin dhe drogen te Edvin Krimit, qeverise dhe institucioneve te saj dhe Partise Socialiste. Ky bashkepunim ka shnderruar Shqiperine ne:
5-Qender operacionale te organizatave kriminale qe veprojne ne Europe, SHBA, Amerike Latine dhe Lindje te Mesme, raporti i (DASH) dmth ne,

6-Eksportues kryesor e krimit dhe droges. Ai ka shnderruar vendin ne:
7-Kolumbi apo Kanabistan dhe ka krijuar ne Shqiperi dhe

8-Narkoshtetin e pare ne Europe pra
9-Vendosur sundimin e mafies se droges ne vend.

Shqiperise iu anullua data e hapjes se negociatave sepse gjate vitit qe kaloi

10- Korrupsioni dhe vjedhja e Rames, qeveritareve dhe zyrtareve te tij rroku qiellin. Ne shkallaren e Turpit te Transparency International te kontrolluar nga Soros, Shqiperia jo vetem nuk shenoi permiresim ne luften kunder korrupsionit por u perkeqesua dhe zbriti me 8 vende me poshte. Keshtu,

11-Vjedhjet dhe shperdorimet me tenderat, koncesionet, PPP kane kaluar mbi 3.2 miliarde euro.

12-Qeveria e Edvine Mafise, sot me buxhetin e shtetit ndertojne autostrada ne fushe me 24 milione euro km nderkohe qe po sot ne Shqiperi me financimin e Bankave Europiane ndertohen autostarda me 2,1 milion euro km dhe e tera kjo vetem e vetem se vjedhin. Vetem baxhanaku i Rames, Frangu, Vilma Nushi, Ilir Beqja, Gjici dhe Fusha kane fituar 1800 tendera.

13-Ne 6 vite nuk kane perfunduar dot asnje nga veprat publike te lena ne ndertim e siper dhe nuk kane nisur dot asnje veper te re vet!

14-Largojne nga vendi investitoret e huaj. Ne 6 vite te pushtetit tyre te krimit asnje investitor serioz i huaj nuk ka investuar ne Shqiperi. Perveç ketyre kjo parti arriti

15- Ti fuse thike mbase shpine dhe te mbeshtes per llogari te Serbise se Madhe ndarjen e Kosoves dhe Perveç ketyre me politikat antipopullore kriminale qe ndjek Edi Rama, ne nje kohe kur emigracioni eshte bere problem madhor ne Europe dhe ne bote, detyroi 16-te largohen nga Shqiperia mbi 400000 mije shqiptar ne 4 vite dhe vendi yne te behet nje shqetesim tejet serioz per vendet anetare te BE.

17-Numri i azilkerkuesve nga Shqiperia ne vendet anetare te BE kete vit eshte rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar.

Shkurt miq, Edvin Kristaq Droga ka shnderruar Shqiperine ne delen e zeze te Europes, nga e cila te gjithe kane frike dhe me qeverine do shtyhen dhe shyhen pa mbarim.