Ndëshkimi, 88% e durrsakëve refuzojnë të votojnë organizatën kriminale

Ndëshkim i plotë dhe i fortë i qytetarëve të Durrësit. Sipas shifrave të vetë komisionerëve socialistë që kanë mbushur si të duan kutitë e votimit rezultati ka qenë historik. 88% e durrsakëve kanë votuar kundër organizatës kriminale të Rilindjes ndërsa vetëm 12% e votuesve kanë shkuar në qendrat e votimit.

Kjo është një shifër që flet qartë për brakstisjen përfundimtare të Ramës nga një Shqipëri e bashkuar kundër regjimit. Bashkia e Durrësit konsiderohej si një nga njësitë ku pritej një rezultat i ndryshëm nga Rama që i kishte besuar sërish grupit kriminal të Dakos emërimin e kandidatit të bashkisë.

Shqiptarët I kanë dhënë sot një leksion të madh demokracie regjimit kriminal duke e braktisur atë në mënyrë masive dhe kun ë të gjithë vendin numërohen të kenë shkuar përmes presioneve vetëm 15% e votuesve. Sot është e qartë se shumica e shqiptarëve është e vendosur për të mos njohur legjitimitetin e regjimit.