Me fëmijët dorë për dore e kalaqafë të dalim sot i madh e i vogël…

140

Nga Sabina Kodra

Sot eshte nje dite proteste. Do kisha dasht shumë që këtë protestë ta bënin vete qytetarët e këtij vendi, të nguleshin në sheshin para Kryeministrise e të mos shkuleshin derisa Edi Rama dhe të gjithë çfarë i mban kazani i tij, të jepnin dorëheqjen.

Me femijët dorë për dore, e kalaqafë të dilnin i madh e i vogël. Ne kemi për detyre të marrim fëmijët tanë në shesh, për t’i lënë trashëgiminë e protestës qytetare. Ata duhet të rriten në frymën e antikonformizmit dhe vendosmërisë, meritokracisë, drejtësisë.

Edhe atëherë kur dita nxin me keq se nata, ne duhet t’i mësojme vetes dhe trashëgimtarëve tanë se nuk duhet të nënshtrohen, nuk duhet të përulen, nuk duhet të ikin, por duhet të qëndrojnë e të luftojnë në të gjitha format për të drejtat e tyre.

Përndryshe jemi duke rritur fëmijë që nesër do marrin valixhet për të ikur nga ky vend, e jo qytetarë që do ndërtojne të ardhmen e tyre e së bashku me ta edhe një vend të begatë.