Lubonja: Përgjimet treguan se qeveria është bandë, po e cojnë vendin drejt luftës

Publicisti i njohur fatos Lubonja reagoi pas publikimit të përgjimeve duke deklaruar se këto përgjime provuan se qeveria funksion si bandë dhe se nuk mund të kemi ndryshim pushteti në mënyrë paqësore. “Vota në vetvete është ndryshim pushteti me vullnet të lirë, kur kjo rrëzohet atëhere këtu nuk mund të kemi ndryshim të pushtetit në mënyrë paqësore”, tha Lubonja.

Lubonja tha se këto përgjime nuk do të kenë asnjë ndikim tek qeveria sa kohë ajo është e identifikuar me bandën. “Nuk do të ketë asnjë ndikim tek kjo qeveri sepse funksionon si bandë dhe ka kapur të gjitha institucionet dhe madje edhe disa ndërkombëtarë”, tha Lubonja.

Lubonja ka paralajmëruar se ky pushtet po e con vendin drejt luftës ose drejt diktaturës dhe se gjuha e përdorur nga Rama është gjuha që përdorte dikur diktatura hde Enver Hoxha. “Po thonë se do të bëjmë cfarë të duam”, tha Lubonja.