Llesh kimiku hesht për ngjarjen e rëndë në Librazhd, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar gjatë paradites së sotme masazhin e një qytetari për ngjarjen në Librazhd para dy ditëve, i cili shkruante se njëri nga bodigardët ka vdekur ndërsa tjetri është në gjendje të rën. Ndërkohë pak momente me parë Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një reagim.

Ai shpjegon se e ka publikuar mesazhin pasi strukturat e shtetit nuk jepnin asnjë informacion për ngjarjen e Libarzhdit.

“Pikërisht për shkak të kësaj heshtje akuzuese publikova mesazhin e qytetarit dixhital me kërkesën drejtuar gazetarëve që të ndërmarrin ndonjë hetim për verifikimin e lajmit të kobshëm”, shkruan Berisha.

“Duke shprehur kenaqesinë që nuk ka jetë të humbura, dënoj, thuhet në postimin e ish Kryeministrit, me ashpersinë më të madhe heshtjen dy ditore ndaj lajmeve të mediave nga gjeneral Kanabisi dhe narkodrejtori Geron Velia.

Postimi i plotë i ish-Kryeminbistrit Berisha

Reagim!

Lajmi për aksidentimin dhe plagosjen e badiguardëve të Edvin Kristaq Krimit ka mbi 48 orë që qarkullon në mediat e shumta dhe rrjetet sociale. Ndaj këtij lajmi Vasal Kimiku dhe Geron Velia, që mbushin çdo ditë ekranet dhe valët televizive me shpifje ndaj opozitës, nuk thanë asnjë fjalë, asnjë përgenjështrim.

Pikërisht për shkak të kësaj heshtje akuzuese publikova mesazhin e qytetarit dixhital me kerkesën drejtuar gazetarëve që të ndërmarrin ndonjë hetim për verifikimin e lajmit të kobshëm.

Duke shprehur kenaqesine qe nuk ka jetë të humbura, denoj me ashpërsine më të madhe heshtjen dy ditore ndaj lajmeve të mediave nga gjeneral Kanabisi dhe narkodrejtori Geron Velia.

Une gjithashtu dënoj ashpërsisht përdorimin çnjerezor të badiguardeve njëlloj si Kim Il Jongu nga Edvin Kristaq Krimi! sb

Screenshot 6 24

Screenshot 5 28

policia 1

3 1

1 2 730x480 1

Screenshot 5 13 1