Kryetari i PD Librazhd mesazh nga qelia për protestën: O sot, o kurrë!

O SOT O KURRE!

Te dashur bashkqytetare Librazhdas, o sot o kurre! Eshte momenti te dalim ne mbrojtje te Demokracise, ne mbrojtje te fjales se lire, ne mbrotje te pluralizmit politik.

Bashkqytetarët e mi librazhdas dhe të qarkut Elbasan, ju vlerat e lirisë dhe mbrojtësit e votës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, më bëtë krenarë që u ngritët si heronjë dhe e detyruat horrin Ed-vin të devijojë rrugën dhe të ngjitet rrugicave nga varrezat, madje duke shkulur kazanë plehrash dhe zvarritur punonjës policie.

Për kazanët fliste e ne kazanë ra. Librazhdi paralajmëroi frikacakun se ditë të zeza po vijnë për të dhe ditë të bardha për Shqiptarët. Është e vështirë të shkruaj nga qelitë e burgut të Peqinit, jo vetëm për faktin se mbas 29 vjetësh demokraci u kthyen burgosjet politike por përpamundësinë që të ndanim bashkë emocionet e datës 13 Qershorit 2019 kur Diktatori i ri Ed-ver në Librazhdin e fisnikëve u fut në vrimën e miut.

Ju Së shpejti do të jemi bashkë se smund të bëhet burg e gjithë Shqipëria.
Mirënjohje të thellë për mbështetjen tuaj.

Me mëndje jam ti shporrim sa më parë falenderoj nga zemra që mrekullisht treguat se nuk jeni vasalë, apo skllevër të ndihmës ekonomike por njerëz te lirë që nuk pranoni tiraninë e regjimit kriminal nga kriminelët me pushtet të votave te blera.

Mençurisht jeni distancuar nga poshtëruesi e mashtruesi ordiner T. Balla sepse nuk mund të pranoni një sharlatan pa identitet të marrë peng jetën tuaj duke i dhënë vetes atributet e një Padishahu.

Unë i them kështjellës prej rëre se të ka ngecur sharra ne gozhdë dhe nuk do të të bëjë derman policia e leqenosur e as ndonjë prokuror i mavijosur i rilindjes së vdekur, as Alekot e Naunkat prandaj bëj dhe ca ditë qokën e Ed-vin Ramës se fundi juaj politik ka ardhur.

I pabesë qëllimin për shkrirjen e degës së Partisë Demokratike nuk e arrite dot edhe pse luftove fort. Punësove disa lëpirës , vendose të lehin disa të tjerë duke ju hedhur ndonjë një kockë për të baltosur drejtuesit por pasi të dështuan objektivat na burgose.

Më vjen keq që alternativën e shndërrove në betejë dhe në fund në hasmëri.

Të garantoj se jam në ballë dhe do të të përgjigjem.

Bashkqytetarë, mbështetja juaj me entuziasmoi jo nga Kanceri T. Balla por për besimin dhe shpresën që kemi tek Opozita e bashkuardhe lideri i sa Z. Lulzim Basha.

Demokracia është themeli i vlerave të lirisë në vëndet pluraliste prandaj ju bëj thirrje që ditën e premte datë 21-Qershor 2019 ashtu si u bashkuat në Librazhd të grumbullohemi në Tiranë me protestues nga e gjithë Shqipëria.

Lirinë nuk e burgos dot edhe me arrestimin tim, të Aurrel Bylykbashit, të Arjan Karriqit, të Bujar Kojkut, të Dash Bojës, të Erlind Gurrës dhe të Leonard Ozunit por dhe të ndaluarve të tjerë për disa orë si: Arianit Dobres, Alfred Gushos, Roland Abazit, Arben Kurtit, Erjon Hidrit, Edmond Kurtit, Henri Koxhës e te tjerë.

mafiozët që kanë marrë peng të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
me Zemër jam tek ju.

Kryetari Partisë Demokratike 
Dega Librazhd
Bujar Vreto 

 

auto Screenshot 41560697346