Kryemadhi: Largimin i Ramës është detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi!

Pas përgjimeve të radhës publikuar nga gazeta gjermane Bild, paralelisht me Partinë demokratike, e cila mblodhi kryesinë, u mbodh edhe kryesia e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Në flajën e saj kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se Situata politike në vend është tepër e rënduar dhe se shkaku i vetëm i kësaj krizë të shumëanshme është Rama dhe rilindja.

Duke iu referuar përgjimeve, Kryemadhi deklaroi se u provua hapur se Rama si kryeministër është ilegjitim, zgjedhjet janë ilegjitime, u provua 11 % vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve.

Më tej ajo u shpreh se Rama është në krye të masakrës zgjedhore dhe se dorëheqja e tij në këto kushte është e pashmangshme. “U provua përfshirja e kriminelëve në vjedhjen e votave. Kërcënimet me vendin e punës për votat partiake e piset e rilindjes. Edi Rama kurrë nuk mund të administrojë zgjedhje.

Edi Rama është shkaku kryesor sepse dështoi hapja e negociatave”, ka deklaruar Kryemadhi

Kryatarja e LSI është shprehur se, largimin i Ramës është detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi. Ndërsa shtoi se përçarja dhe konflikti i egër është synimi i vetëm i Edi Ramës.

“Opozita është më e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin e votës së lirë dhe për të pastruar rrënjësisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantët dhe korrupsioni pa fre.

Qendresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përball qeverisë dhe parlamentit të kriminalizuar”.