Juncker i mbyll derën Ramës: Negociatat…

115

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën në Bruksel se Shqipëria e meriton plotësisht çeljen e negociatave, por kur flet për afate kohe ai nuk ka një datë të prerë.

“Nuk është e pamundur. Edhe atyre që janë hezitues ne do u shpjegojmë progresin që kanë bërë këto dy shtete (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut). Mbase nuk do të mundësohen në qershor sepse janë zgjedhjet, mund të merret vendimi dhe më vonë, por e rëndësishme është që t’ua bëjmë të qartë se duhen hapur negociatat”, tha Juncker.

I pyetur se çfarë mendon nëse Maqedonisë së Veriut do t’i hapeshin negociatat dhe Shqipërisë do t’i refuzoheshin sërish, Rama tha: “Ne kemi një diskutim në Shqipëri për kompetencat, por kjo është kompetencë e Këshillit të BE-së jo e imja. BE-ja duhet të veprojë në mënyrë gjeopolitike dhe në meritën e vendeve. Nëse e meritojnë BE nuk duhet ta mohojë, pasi në fund bëhet një lloj loje, pasi do të ishte e keqe për të gjithë”.

Në këtë moment ndërhyri, Presidenti i KE-së, duke thënë: “Kjo është shumë e komplikuar për arsye tragjike. Ne nuk kemi të drejtë për të luajtur lojëra. Duhet të sigurohemi se ata që jetojnë atje që perspektiva është reale. Prandaj hapja e negociatave është pjesë e asaj strategjie. Prandaj nuk do të heq dorë për rekomandimin e KE-së ne duhet të hapim negociatat me të dy vendet”, tha ai.