Ish-deputeti paralajmëron Ramën: Guxo të shkelësh sërish në Dibër…

Situata politike duket se ka marrë përmasa jo të qeta. Pas vendimit të Presidentit Meta për të mos u zhvilluar zgjedhjet në 30 qershor dhe këmbënguljes së kryerministrit për të bërë zgjedhjet me ose pa dëshirën e palës tjetër, reagimet kanë qenë të shpeshta.

Një nga këto reagime nga ardhur edhe nga ish deputeti i djathtë  i qarkut Dibër, Xhemal Gjunkshi u shpreh se me 30 qershor nuk do të lejohet asnjë kuti votimi për t’u zhvilluar procesi zgjedhor në qarkun e Dibrës.

“Jemi në një situatë të një demokracie të rënë dhe në një situatë të një grushti shteti, ku kryeministri Edi Rama po kërkon një përplasje të qytetarëve jo vetëm në qarkun e Dibrës po në të gjithë vendin. Jemi në kushtet kur presidenti i Republikës me dekret ka ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, i cili me këtë akt po mbron vendin nga lufta civile. PD e Dibrës dhe mbështetësit e saj janë kundër këtij veprimi te çmenduar të kryeministrit Rama. Ai ishte të dielën e 9 qershorit në Dibër, por le të guxojë të shkelë edhe njëherë në Dibër e të provojë se çfarë e gjen”, u shpreh Gjunkshi.

xhemal gjunkshi 1