Gati vendimi për një nga protestat më të mëdha që ka njohur vendi

Opozita ka nisur përgatitjet për një nga protestat më të mëdha që pritet të kenë ndodhur në këto 29 vite. Ndonëse data nuk është përcaktuar ende, Kryetari i PD, Basha po konsultohet me aleatët, ndësa në orët në vijim pritet të merret edhe vendimi pas takimit që Basha do të ketë me Kryesinë, kolegjin e kryetarëve si dhe grupin e ish deputetëve.

Në përfundim të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, aleatët e tij tregojnë disa prej qëndrimeve të mbajtura në mbledhjen me dyer të mbyllura. Protesta do të rifillojnë nga fundi i javës që vjen.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se takimi me Bashën është zhvilluar për t’i dalë përballë situatës politike ku ndodhet vendi.

“Po bëhemi gati për një miting tjetër të madh në Tiranë, nga fundi i javës që vjen. Në këtë situatë Shqipërinë e solli zoti Rama që do të bëjë zgjedhje. Opozita është më e bashkuar se kurrë. Deri më datën 30 Shqipëria dhe opozita do të jetë në këmbë”,- tha Shehi.