Gati shpërndarja e Parlamentit, KQZ konfirmon vetëm 122 deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje presidenti të Shqipërisë Ilir Meta për numrin e deputetëve që ka Kuvendi.

Në një shkresë zyrtare, KQZ i shkruan presidentit se Kuvendi ka vetëm 122 deputetë nga 140 që duhet të ketë normalisht.

KQZ-ja i ka bërë të ditur presidentit edhe deputetët që ka kuvendi sipas qarqeve. Presidenti Meta përmes një letre i kërkoi katër ditë më parë informacion KQZ lidhur me numrin e deputetëve që janë sot legjitim. Përmes letrës që i drejtonte Klement Zgurit, Meta pyet kreun e KQZ lidhur me numrin e deputetëve që ka aktualisht Kuvendi, dhe ndarjen e tyre sipas qarqeve dhe subjekteve zgjedhore.

Meta u shpreh më parë se Kuvendi që kishte votuar rezolutën kundër tij ishte ilegjitim. Meta u shpreh sot: Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.

”Presidenti kërkon që të izolohet çdo i çmendur që shkel ligjin. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë, ne na lind e drejta që ti ftojmë të kthehen në rrugën e ligjshmërisë. Mund ta çoni dhe në gjykatën e Skraparit po të doni, po vendimin për dekretin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha me tej presidenti.

Shkresa më poshtë

kqz e1560769518283

kqz1 e1560769544210