Edhe me një kandidat të tyrin, këta përsëri i blejnë votat, zbulohet skema e Ramës…

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka publikoi njw video ku duket se Rama ka urdhwruar tw blejw swrish votat edhe pse votohet vetwm pwr kandidatin e tij.

Paloka tha se, PD ka marrë me mijëra denoncime që zbulojnë këtë skemë.

“Edi Rama edhe kur është i vetëm ble votues. Sepse atij sot i duhet pjesëmarrja për të mbuluar braktisjen që i është bërë nga qytetarët shqiptarë”, tha Paloka.

Paloka tha se video tregon qartë blerjen e votuesve nga një grup i strukturuar criminal i PS dhe i Bashkisë së Tiranës.

“Edmond Hajro, komisioner pranë kopshtit nr 3, dhe administrator në një lagje, i emëruar nga Erjon Veliaj, tashmë është identifikuar nga PD.

Bashkojuni protestave të qytetarëve, bojkotoni Edi Ramën dhe procesin farsë”, tha Paloka.

Deklarata e plotë

Përtej panoramës që po u kujton sot shqiptarëve votimet për partinë si në kohën e diktaturës, Edi Rama ka kryer një operacion kriminal për blerjen e votuesve.

Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës sërish i duhet të blejë votues, i duhet të vjedhë, i duhet të manipulojë rezultatin.

Këtë herë Edi Ramës i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen masive të shqiptarëve. Për këtë arsye, ai ka vënë sërish në funksionim skemën kriminale të blerjes së votuesve.

Partia Demokratike ka marrë me mijëra denoncime që demaskojnë këtë skemë, por ajo që zbulon më mire fytyrën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, është video që do të ndiqni pas pak.

Është një skuadër kriminale, me njerëz të Partisë Socialiste dhe të punësuar të Bashkisë së Tiranës, që kryejnë krimin penal të blerjes së votës dhe krimin moral të korruptimit të shpirtit të një vajze të re. Për fat të keq, vajza duket që e ka për herë të parë një operacion të tillë kriminal.

Video tregon qartë me zë dhe me figurë dhënien e parave për blerjen e votës nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe i Bashkisë së Tiranës. Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat I përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner I PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai ëhstë administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës.

Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të Shqipërisë!

Mbajeni mend mirë këtë video! Kjo është fytyra kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt, që blejnë votues për pushtetin e tyre personal me para të krimit, me para të korrupsionit që ua kanë vjedhur ju dhe fëmijëve tuaj!

Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëni sot është ta bojkotoni Edi Ramën! Bëni rezistencë!

Bashkoheni me protestat e qytetarëve të tjerë kundër votimeve kriminale, të paligjshme, kundër blerjes së të rinjve, në vend të shkollimit apo punësimit të tyre dinjtoz!

Moniste ne farsen e tyre te turpit, siçilistet perseri blejne vota! Turp, njemije here turp! sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 30. Juni 2019

65865821 2086623068301380 402433921624571904 n

1 41