E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë takohet me Presidentin Meta

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka nisur një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta në Presidencë.

Ky takim vjen në kulmin e një përplasjeje të fortë politike në Shqipëri midis Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta, pas shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit nga kreu i shtetit.

Sot në Kuvend, në orën 12:00, Edi Rama ka paralajmëruar se do të flasë për këtë çështje ndërkohë që PS ka paraqitur një mocion dhe rezolutë kundër Presidentit.

Po sot, në orën 17:00, pas këtij debati, Presidenti Ilir Meta ka njoftuar mbajtjen e një konference shtypi.