Dosja e parë e përgjimeve të Ramës, vjedhja e votave në Dibër, shpërblimi që kërkon Drejtori për vjedhjen

Në përgjimet e Bild ka dalë edhe Atan Gaçi, ish deputeti socialist, burri i ministres Olta Xhaçka i cili falenderon drejtorin e policisë Arben keshi për rrezultatin e zgjedhjeve në Dibër. Ai thote se rrezultati është merite e tij dhe ky është edhe mendimi i shefit të madh Edi Rama. Për punën e bërë me rrezultatin e zgjedhjeve në Dibër, Këshi kërkon si shpërblim kthimin në Tiranë.

E realizove objektivinNë përgjimet e dosjes 339 është edhe kryeministri Edi Rama. Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot një audio-përgjim të ri, ku dëgjohet kreu i qeverisë, Edi Rama, duke komunikuar me një person të quajtur Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme në 2017.

“ BILD tani publikon regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – për të treguar për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të partisë socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrimi elektoral, blerja e votave, shantazhi i votuesve të opozitës.”, shkruan gazeta gjermane. Rama e pyet zyrtarin e Ministrisë së Brendshme nëse ishte realizuar objektivi apo jo. Dëgjoni në videon më poshtë bisedën mes Ramës dhe Arben Keshit.