Bllokohet superstrada Lezhë-Shkodër, protestuesit të vendosur për t’u përballur me Ramën

125

Rreth orës 17:00 Opozita nën thirrjet “Rama ik”, “Rama mafioz” ka bllokuar pak më parë superstradën Lezhë-Shkodër në pritje të kryeministrit Edi Rama, që pritet të mbajë një takim në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit.
Burime për RTV Ora bejne me dije se ka pasur tensione mes protestuesve dhe policise.

Ora 16:26 Ramës i zënë rrugën në superstradën Lezhë-Shkodër, nis grumbullimi
Sikundër edhe ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës, përfaqësues të Partisë Demokratike të mbështetur nga simpatizantë të saj janë mbledhur në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë Dajçit për ti bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama i cili ka një tubim elektoral pasditen e sotme.

Krahas tyre edhe forca të shumta policie janë pozicionuar në rrugë.
Rama do të kërkojë mbështetjen për kandidatin e PS-së Valdrin Pjetrin për kryetar bashkie të Shkodrës.
Në qendër të qytetit të Shkodrës po vijon puna për ngritjen e podiumit, ndërsa ka prani të shtuar të policisë.