BILD publikon sot pasdite 16 përgjime të reja të blerjes së votave, çfarë pritet të ndodhë?

Gazeta më e madhe në Europë, Bild do të botojë pasditen e sotme përgjime të reja. Këtë lajm të bujshëm e konfirmoi pak minuta më pas në gjermanisht dhe në shqip, edhe gazetari i njohur investigativ i kësaj gazete (më e madhja në Europë) Peter Tiede. pergjimet

Burimet thonë se, pasditen e kësaj të hënë do të publikohen plot 16 audio përgjime, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me blerjen dhe vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës dhe njerëzit e tij, por edhe për afera korruptive që prekin edhe sigurinë kombëtare. Duket se kjo dosje ka fakte jo vetëm për bashkëpunëtorët e kryeministrit, por edhe për atë çfarë ndodh në të vërtetë brenda strofullës së tij të ngushtë.

Sipas burimeve në rrjetën e përgjimeve kanë rënë edhe individë që punojnë në sferat më të larta të qeverisë së Edi Ramës dhe shumë afër kryeministrit në kabinet. Por një gazetar tjetër afër gazetës BILD. gr, shtoi se këto publikime të forta nuk do të ndalen. Bëhet fjalë për një dosje voluminoze (pagëzuar nga media gjermane, si `Dosja e qeverisë së Mafies`), e cila do të vazhdojë të botohet edhe ditën e enjte, vetëm një ditë përpara protestës së madhe të paralajmëruar nga  opozita ditën e premte në orën 20.00.

 Rrjeti nuk ndalet me ironi….

Gazetari gjerman i gazetës më të madhe në Europë “Bild”, Peter Tiede paralajmëroi dje se pasditen e sotme do të publikojë 16 përgjime të reja për skandalet e shitblerjes dhe manipulimin e zgjedhjeve të 2017 nga ana e mazhorancës.

Por ky lajm i bujshëm, që pritet të trondisë edhe një herë opinionin publik, ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë me fotomontazhe dhe ironi epike.

Kështu, në fotomontazhin e mëposhtëm shfaqet gazetari gjerman Peter Tiede, i cili mban në dorë një pankartë me mbishkrimin epik “Edi, si ma bëre gjumin mbrëmë?”, duke lënë të nënkuptohet, a e ka zënë gjumi mbrëmë kryeministrin apo jo, nga halli i përgjimeve dhe skandaleve, që mesa duket s’kanë të ndalur.

auto bild 21560757634